Producenti Valon Maloku është nga emrat goxha aktiv në TikTok.
Ai kohë më parë pati treguar se të gjitha fitimet nga betejat e tij në këtë rrjet social do t’ia dedikojë një kauze – ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë.
Por shumën e grumbulluar, thuajse 10,000 euro ai e ka gjetur se ku do ta destinojë.
Përmes rrjeteve sociale ai ka zbuluar transaksionin në xhirollogarinë e Fondit të Sigurisë.