Fitoi 250 mijë euro në lotari por nuk i tërheq dot! Ja arsyeja

Një algjerian që fitoi 250,000 euro në lotari nga një biletë gërvishtëse që kushtonte vetëm 5 euro tashmë po përpiqet që të marri fitimet e tij, por për shkak se është pa letra është e pamundur. Lajmi në fjalë, ka bërë xhiron e rrjetit në mediat e huaja.

Marketing

Çmimi është shumë i madh për t’u dhënë me para në dorë, ndërsa burri nuk i ka letrat që i nevojiten për të hapur një llogari bankare.

Një mik i cili u përpoq të kërkonte paratë për të arrestuar nga policia nën dyshimin për vjedhje.

Fituesi thotë se dëshiron t’i përdorë paratë për të ndërtuar jetën e tij në Belgjikë.

“Kur të marr paratë, do të blej një vend për të jetuar në Bruksel dhe ndoshta një makinë”-tha burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.

Megjithatë, ai fillimisht duhet të gjejë një mënyrë për të tërhequr paratë.

Fituesi u largua nga Algjeria katër muaj më parë, duke udhëtuar me varkë për në Spanjë. Nga atje ai shkoi në këmbë në Belgjikë.