Fitoi çmimin e rëndësishëm në Brit Awards 2022, Dua Lipa ka dy fjalë për fansat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shënoi një tjetër sukses mbrëmjen e djeshme në Brit Awards 2022. Ajo fitoi çmimin si artistja më e mirë Pop/R&B duke lënë prapa emrat e njohur si Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes. Megjithëse nuk mundi të merrte pjesë në event, Dua falenderoi fansat për mbështetjen që ka marrë.

Marketing

Këngëtarja 26-vjeçare shpjegoi se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në ceremoni pasi po përgatitet për turneun e ardhshëm në Miami. Autorja e shumë hiteve ndau disa fotografi me miqtë e saj ndërsa shkroi: “Faleminderit shumë për të gjithë ata që votuan!! Edhe pse të gjithë do të kishin dashur të ishim në Londër duke festuar kështu me ju.

Ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje mahnitëse për të gjithë ju!! Shumë mirënjohëse që po bëj atë që dua çdo ditë me njerëzit që dua.”, shkroi Dua.