Distria Krasniqi ka ngritur emrin e Kosovës në nivelin më të lartë sportiv.
Ajo e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016, shkruan Reporteri.net.
Majlinda Kelmendi në atë kohë kishte fituar 100 mijë euro nga shteti i Kosovës. Të njëjtën shumë pritet ta fitojë edhe Distria Krasniqi, pasi Kosova ka një ligj që fituesit e medaljeve të arta, i shpërblen me këtë shumë.
Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:
Lojërat Olimpike
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro.