Fitoi titullin historik me Leicester City-n, tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

Historia e shkruar me Leicester City-n duket si një kujtim shumë i largët. Danny Drinkwater, pas një periudhë që mund të konsiderohet negative për të, del në pension në moshën 33-vjeçare.

Marketing

Mesfushori anglez, fitues i trofeut të Premier League-s me “Dhelprat”, tha mjaft pasi ishte lojtar pa skuadër për më shumë se një sezon.

Në një video që u shfaq në Instagram, Drinkwater bëri të ditur vendimin e tij për të varur këpucët në gozhdë.

“Dëshiroj të njoftoj tërheqjen time nga futbolli profesionist. Është dashur pak kohë, duke filluar nga viti i kaluar, por mendoj se është koha për ta shpallur zyrtarisht tani.”

Super Sport shkruan se për lojtarin e ditëlindjes ’90, një shtyllë e Leicesterit me të cilin luajti për 5 vite, sezoni 2015/2016 ishte kulmi i karrierës së tij: nën drejtimin e Claudio Ranierit, në fakt, ai arriti të fitojë titullin e Premier League-s, që ishte i pamundur në letër.

Një moment magjik që e shtyu Antonio Conten, në atë kohë trajner i Chelsea-t, ta merrte te blutë e Londrës për 40 milionë euro.

Karriera e Drinkwater në “Stamford Bridge” shkoi ndryshe nga ç’e kishte menduar: 23 paraqitje dhe vetë, një gol në 5 vite të ndërthurura me huazimet te Burnley, Aston Villa, Kasimpasa dhe Reading.

Që nga vera e vitit 2022, pasi i skadoi kontrata me Chelsea-n, Drinkwater ka mbetur pa ekip dhe tani ka njoftuar tërheqjen. Triumfi ne radhët e Leicesterit do të mbetet një blic në një karrierë me profil të ulët.