Fitojnë betejën me Kovid 19! Çifti Icevski tregojnë përjetimet e tyre (Video)

Zoran Icevski: “Është diçka që përnjëherë përfshin organizmin, dridhesh i tëri dhe nuk mundja të shkoj nga dhoma e ditës tek ajo e gjumit, dhe kur shtrihesha, isha me dhimbje të mëdha të muskujve, këtë nuk mund ta harroj. Kisha po ashtu edhe si ankth. Deri sa isha shtrirë, kur pushoja, përjetoja, ankthe, e nuk e dija nëse isha në ëndërr apo zhgjëndërr”.

Marketing

Liljana Icevska: “Sëmundje e çuditshme sepse lë gjurmë në organizëm dhe thjesht ndjen sikur diçka po ndodh në brendësinë e organeve dhe gjithçka. Edhe vetë i kemi ndjerë disa ndryshime. Unë kisha edhe disa ndërlikime post-kovid dhe mjekimi më zgjati praktikisht tre muaj deri sa nisa të shkoj në punë dhe pash mjaft probleme, shqetësime, dhimbje…”.

Liljana dhe Zoran Icevski janë bashkëshortë që kanë qenë të infektuar me COVID-19. Kurimi nga shtëpia ka zgjatur pak ditë, deri sa gjendja ka ardhur duke u rënduar dhe shtrimi spital është bërë i domosdoshëm.

Zoran Icevski“Erdha deri në atë gjendje sa nuk mundja të lëviz. Me autoambulancë më dërguan në Klinikën Infektive. Aty menjëherë gjendja u stabilizua, gjitha ato gjërat u zhdukën, filluan me terapitë dhe isha shumë i kënaqur me ta”.

Kjo është një nga qendrat Kovid ku zhvillohet beteja më e madhe me sëmundjen. Në vijën e parë të luftës janë rreth 12 infektologë, 40 infermierë e mjekë të tjerë specialistë që asistojnë! Edhe pse nuk e kanë aspak të lehtë, misioni që i kanë vënë vetes, u jep kurajo mjekëve të qëndrojnë para çdo sfide!

“Sa jemi të lodhur?! Shumë! Kjo sepse nuk është e lehtë që ato përjetime që i merr njeriu këtu me pacientët, që me të vërtetë janë në gjendje të rëndë dhe kërkojnë ajër, kërkojnë të marrin frymë dhe nuk munden me mushkëritë e veta. Ne jemi u jemi të nevojshëm për këtë gjë. Nuk mundet njeriu të kthehet në shtëpi dhe të jetë i qetë, të mos i shohë pamjen e pacientit që vdes për ajër”, u shpreh Sunçica Bogoeva – infektologe.

Infektologia Sunçica Bogoeva thotë se vala e dytë, edhe pse pritej, i ka befasuar me numrin e madh të pacientëve që vijnë për të kërkuar ndihmë! Për ta shmangur valën e madhe të pacientëve, ajo sugjeron që mjekët amë të kujdesen më shumë për orientimin e pacientëve.

“Nëse vërtet janë në gjendje të rëndë shëndetësore, t’i orientojnë në shëndetësinë terciale, ndërsa ata që kanë frikë për shëndetin e tyre, por nuk janë në gjendje të rëndë, të mund t’i orientojë në mjekim shtëpiak, t’i qetësojnë, që njerëzit të mos frikësohet, ta marrin terapinë simptomatike dhe të jenë në kurim shtëpiak që të mos krijojnë shtypje në shëndetësinë terciale”, theksoi Sunçica Bogoeva – infektologe.

Deri sa bota pret për kurën e sëmundjes, infektologia Sushica Bogoeva, thotë se tani për tani, ilaçi më i mirë mbetet mbrojtja me maska, distanca dhe higjiena e vazhdueshme. E shpëtimi që të gjithë e presin është vaksina.

“Sipas informacioneve të deritanishme, sipas të gjitha gjasave, vaksina do të jetë e pranishme në fillim të vitit të ardhshëm. Ne aplikuam nëpërmjet të mekanizmit Kovax, e ky është një mekanizëm që siguron një shpërndarje të barabartë të sasisë së vaksinave në të gjitha vendet që kanë aplikuar nëpërmjet të këtij mekanizmi… Gjëja e vetme që do ta ndryshojë fotografinë e kësaj pandemie do të jetë vaksina”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë tregon se pacientët që mjekohen pa makinë respiratore, varësisht nga kohëzgjatja e mjekimit, shteti harxhon nga 30 deri në 140 mijë denarë. Në makinë respiratore shkon nga 70 deri në 300 mijë denarë, në varësi të kohëzgjatjes. Fondi Shëndetësor mbulon harxhimet e të hospitalizuarve. Pacientët e infektuar me Kovid janë të liruar nga participimi. Shërimi pa pagesë  po ashtu është edhe për qytetarët që nuk janë të siguruar.