Fitojnë ekipet shqiptare, Struga e mbyll si kampion vjeshtor

Me ndeshjet e zhvilluara ditën e sotme është mbyllur gjysmësezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Struga Trim Lum shkon në pauzë si kampione vjeshtore, pasi triumfoi në ndeshjen e fundit ndaj Bregallnicës dhe e mbyll gjysmësezonin në vendin e parë në renditje.

Struganët mposhtën Bregallnicën me rezultat 2:1 me dy golat e Kampaores, teksa për skuadrën nga Shtipi golin e gjeti Velkoski.

Fitore mori edhe Shkupi në Strumicë, ku falë golit të Trapanovskit, bardhekaltërit mposhtën Brerën me shifra 0:1.

Triumf edhe për Shkëndijën që në Tetovë mundi Sileksin me rezultat 3:1. Dy herë Aganspahiq dhe një tjetër gol Totre i dhanë tre pikët dhe fitoren kuqezinjëve ndaj ekipit nga Kratova.

Voska Sport në Ohër fitoi Rabotniçkin me rezultat 2:1, përderisa Tikveshi u mposht nga Vardari me shifra 2:0. Kampionati elitar shkon në pauzë dimërore dhe rikthehet me ndeshje në muajin shkurt të vitit 2024.

Marketing