Fitojnë Shkupi dhe Shkëndija, Struga ndalet me barazim

Skuadra e Shkupit dhe Shkëndijës e kanë nisur me fitore gjysmësezonin pranveror në elitën e futbollit vendor, përderisa Struga nuk shkoi më shumë se një barazim në xhiron e 19-të. Ekipi nga Çairi mori fitore bindëse ndaj 3:0 ndaj Voska Sportit, me Trapanovskin dhe Groner që realizoi dy gola për Shkupin. Shkëndija e Tetovës fitoi Makedonija Gjorçe Petrovin në transfertë falë golit të Ennur Totres të realizuar nga penalltia. Ndërkohë kampionët në fuqi, Struga Trim Lum nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në duelin me Rabotniçkin në Shkup. Në dy ndeshjet tjera në program të xhiros së 19-të, Bregallnica triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Tikveshit, teksa në Kratovë Sileksi u mund nga Brera me shifra minimale 1:0.

Marketing