Ballina Lajme Maqedoni Fitojnë Struga dhe Shkëndija, Voska e mposht Vardarin

Fitojnë Struga dhe Shkëndija, Voska e mposht Vardarin

Pasditja e kësaj të shtune ka sjellur ndeshjet e xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor.

Marketing

Kampionët në fuqi Struga Trim Lum janë rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mposhtën Brerën në shtëpi me rezultatin 2:0. Triumf me të njejtat shifra ka marrë edhe Shkëndija që në Tetovë mundi Pelisterin e Manastirit.

Vardari edhe në këtë xhiro është mposhtur, duke u mundur kësaj radhe në “Todor Proeski” nga skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport me rezultat 1:3.

Gostivari nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Tikveshit të Kavadarit.

Gjithashtu me barazim është mbyllur edhe takimi ndërmjet Besës së Dobërdollit dhe Rabotniçki që nuk kishte gola.

Ndërkohë ka zhgënjyer Shkupi, që u mund në Kratovë nga Sileksi me rezultat 2:1. Kampionati elitar shkon në pauz për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese në Ligën e Kombeve, teksa rikthehet me 15 shtator me ndeshjet e xhiros së pestë në program.

Marketing
Exit mobile version