Fitojnë Strugë Trim Lum e Shkëndija, FC Shkupi pëson disfatë nga Skopje

Sot u zhvilluan katër ndeshje të javës së 25 -të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lideri aktual, Struga Trim Lum shënoi fitoren e radhës, duke mundur skuadrën e Akademia Pandevit me 3-1. Besart Ibrahimi shënoi dy golat e parë, para se Suhel Muharemi të shënojë golin e tretë për vendasit.

Marketing

Mysafirët në pjesën e dytë shënuan vetëm golin e ngushëllimit përmes Ergemlidzes.

Kampioni aktual, FC Shkupi pësoi disfatë në terrenin vendas, me rezultat minima 0-1 nga skuadra e Skopjes, ndërsa autori i golit të vetëm ishte Anid Abazi.

Dështimin e skuadrës nga Çairi e shfrytëzoi Shkëndija, e cila u ngjit në pozitën e dytë në renditje, pas fitores 2-0 ndaj Pobedës në Tetovë. Rexhepi dhe Shala siguruan 3 pikë për skuadrën tetovare.

Ndërkohë nuk kishte fitues dhe gola në përballjen në mes Bregallnicës dhe Tikveshit. Ditë më parë, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Rabotniçkin me 2-1.

LIGA E PARË – JAVA 25

Shkëndija 2–0 Pobeda

Struga Trim Lum 3–1 Akademia Pandev

FC Shkupi 0–1 Skopje

Marketing