Fitore e madhe e Manchesterit, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve

Djajtë e Kuq e kanë mposhtur Watfordin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Premierligës.

Marketing

Golin e parë në ndeshje e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 42-të nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Martial në minutën e 58-të të ndeshjes.
Golin e sigurisë dhe të tretin për Manchesterin e realizoi Greenwood në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Manchesteri ngjitet në pozitën e pestë me 41 pikë, tri më pak se Chelsea.

Marketing