Fitore e thellë e laburistëve në zgjedhjet britanike

Laburistët kanë siguruar fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe, sipas exit pollit të realizuar nga Ipsos për BBC-në, ITV dhe Sky News.

Marketing

Kjo do të thotë se Keir Starmer do të bëhet kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.

Laburistët pritet të fitojnë 410 ulëse, ndërkaq konservatorët 131.

Votimet janë mbyllur në orën 22:00 dhe rezultatet për 650 ulëset do të bëhen të ditura gjatë natës.

Laburistët ngjiten në pushtet nga opozita për herë të parë në 27 vjetët e fundit.

Zgjedhjet e 4 korrikut janë paraqitur si gjykim i 20 muajve të punës së kryeministrit Rishi Sunak, por edhe të katër kryeministrave konservatorë para tij.