Shkëndija dhe FC Shkupi, konfirmuan se janë në formë të mirë, duke regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në pjesën pranverore të Ligësë së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra tetovare, minimalisht me 1-0, mundi Tikveshin në Tetovë, falë golit të Alhasanit.
FC Shkupi, poashtu në terrenin vendas, mundi bindshëm Pelisterin me 3-1, falë 2 golave të Ibishit dhe një të Ajetit.
Me të njëjtin rezultat, 3-1, Voska Sport deklasoi skuadrën e Brera Strumicës, ndërsa nuk kishte gola në sfidën mes Gostivarit dhe Rabotniçkit.
Debutim negativ këtë javë regjistroi Ilço Gjorgjioski në stolin e Struga Trim Lum, pasi që skuadra strugane pësoi disfatë me 1-3 në Kratovë përball Sileksit. Ditë më parë, Vardari dhe Besa e Dobërdollit hapën javën e 21-të me barazim dha pa gola, në sfidën e zhvilluar në Shkup.
Liga e Parë – Java 21
Sileksi 3-1 Struga Trim Lum
Gostivari 0-0 Rabotniçki
Shkëndija 1-0 Tikveshi
Fc Shkupi 3-1 Pelisteri
Voska Sport 3-1 Brera Strumica
Vardari 0-0 Besa