Struga Trim Lum ka fituar derbin e madh ndaj Shkëndijës, duke triumfuar me rezultat 0:2 në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Goli i parë ishte kryevepër e Besart Ibraimit që realizoi nga distanca për epërsi 0:1 të Strugës, përderisa golin e dytë e shënoi Radeski në minutën e 48-të.
Ndërkohë Shkupi barazoi pa gola me Brera Strumicën në Çair. Gjithashtu me barazim pa gola u mbyllën edhe takimet Voska Sport – Tikveshi dhe Gostivari – Rabotniçki. Sileksi me Vardarin e mbyllën e barazim 1:1 në Kratovë, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Bregallnicën me rezultat 2:0. Xhiroja e fundit e sezonit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet me 19 maj.