Fitorja e Atalantas “frikëson” Milanin dhe Romën

“Lufta” për një vend në Champions League është ndezur. Atalanta ka fituar 1-2 në Napoli.

Marketing

Edhe pse vendasit, me Hysajn në formacion në këtë ndeshje, kaluan të parët në avantazh, Atalanta besoi dhe ia arriti qëllimit të përmbysë me rezultatin.

Fillimisht Zapata e më pas Pasalic, ish-lojtar i Milanit, e vulosën rezultatin në 1-2.
Me këtë fitore, Atalanta barazon Milanin në vendin e katërt me 56 pikë.

Me një pikë më pak renditet Roma, ndërsa nuk janë larg as Torino e Lazio.

Marketing