Fitorja e BDI-së dhe Ali Ahmetit fitore e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

BDI dhe Ali Ahmeti te shqiptarët janë fituesit e zgjedhjeve të 15 Korikut 2020!

Marketing

Fitorja e BDI dhe e Ali Ahmetit, është fitore e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Populli shqiptar në të gjitha zgjedhjet që zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, gjithnjë shkon duke dëshmuar dhe rritur pjekurinë e tij të madhe dhe dashurinë për vlerat e mëdha që do të përqafohen në vitet që do të vijnë!

Për këtë fitore të BDI-së gëzojnë shqiptarët atdhetar e patriot, gëzojnë të plagosurit e lirisë dhe familjet e dëshmorëve, gëzojnë ushtarët e komandantët e UÇK-së, gëzojnë ilegalet e pakapshëm nga udbashët dhe spiunët e ish-jugosllavisë dhe veprimtarët e çeshtjes kombëtare, gëzon e feston populli, Atdheu e Kombi, sepse ka fituar njëri nga bijtë më të mirë e më të mëdhenj, ka fituar Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Me fitoren e BDI dhe Ali Ahmetit, të gjithë shqiptarët janë fitues!Aleatet tanë të mëdhenj SHBA, NATO dhe BE, janë të qetë, sepse te BDI dhe Ali Ahmeti, ata kanë mikun e madh të tyre, udhëheqësin e shquar dhe strategun e famshëm, i cili edhe në të ardhmen do të dijë të drejtojë me suksese e fitore të reja, në të cilat populli shqiptar do të dalë gjithnjë edhe më i fortë, Maqedonia e Veriut edhe më stabile dhe perspektiva progresive e popullit shqiptar absolutisht e ndritur!

Urime fitorja shqiptari i madh Ali Ahmeti!
Urime fitorja BDI!
Urime deputete e deputetë të BDI-së, dalshi faqebardhë në përfaqësimin e popullit shqiptar!

Suksese!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 16 Korrik 2020!