Fitorja e Macron mund të rindezë “jelekët e verdhë”

Teksa zgjedhjet e Qershorit për parlamentin francez po afrojnë, presidenti francez Emannuel Macron po i gëzohet fitores që korri në balotazhin e 24 Prillit kundër Marie Le Pen.

Marketing

Disa francezë kohët e fundit janë shfaqur të shqetësuar pasi i tremben një “krizë të re sociale”. Ata janë shprehur se jelekverdhët mund të rindizen sërisht dhe shkaktojnë trazira të nxitura nga pakënaqëisitë që kanë me politikat e Macron.

Fuqia blerëse mund të jetë gjithashtu arsyeja për protesta të reja. Macron u rizgjodh në prill pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj politikave të tij pro-biznesit dhe një propozimi për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 65 vjeç.

Të tjerë ishin më shpresëdhënës, duke thënë se prisnin që ky mandat të ishte më social se ai i mëparshmi.

Zv/drejtori i shkollës që jeton në jugpëndim të Francës, Alain Llense: Unë pres që ky mandat të jetë më social. Ne kishim ndjenjën se mandati i parë u drejtua më të pasurve sesa mes njerëzve të thjeshtë që kërkonin politika sociale më të mira, punë më të mirë dhe ekonomi të mirë. Kështu që shpresoj të shohim që Macron të bëjë më shumë këtë mandat.

Për të zbatuar masat nga programi i tij, Macron do të duhet të mbajë shumicën në zgjedhjet parlamentare të Qershorit. Një aleancë e partive të krahut të majtë u nënshkrua këtë javë në përpjekje për të mposhtur partinë e Macron të riemërtuar Rilindja. Raundi i parë i zgjedhjeve për Dhomën e Ulët të Francës do të zhvillohet më 12 Qershor, ndërsa balotazhi do të mbahet më 19 Qershor./Klan News