Fitorja me Atletiko, Suarez nuk i mban lotët në fushë (VIDEO)

Luis Suarez ka qenë padyshim ylli i Atletiko Mardidit në këtë sezon, ndërsa me dy golat në dy ndeshjet e fundit ku përmbysi rezultatin ishte protagonisti i fitores skuadrës në këtë kampionat.

Marketing

Në rrjetet sociale është bërë virale tashmë një video e uruguaianit, i cili në përfundim të ndeshjes shihet duke qarë I ulur në fushë. Sikurse kuptohet nga video, Suarez është në një video call, por ndërsa flet e ka të pamundur të mbajë lotët.

Në përfundim të ndeshjes Suarez foli për një sezon të vështirë, që ishte reflektuar edhe në familjen e tij, për shkak të mosvlerësimit qe pati tek Barcelona.

“Ishte një sezon i vështirë, për mënyrën sesi nuk më vlerësuan te Barcelona dhe te Atletiko më hapën derën. Shumë njerëz vuajtën për mua. Më së shumti vuajtën gruaja dhe fëmijët e mi. Atletiko kishte një sezon shumë të vështirë. Mesi do jetë i lumtur për mua, sepse ne jemi miq.”

Atletico Madrid u shpall kampion i “La Liga” për herë të 11 në historinë e klubit. Skuadrës i duhej fitorja në transfertë ndaj Valladolid dhe këtë fitore e arriti. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 për vendasit. Ndërkohë që bardhekuqtë reaguan në të dytën, me Correa dhe Suarez që përmbysën rezultatin dhe i dhuruan titullin ekipit madrilen, që grumbulloi 86 pikë. Ky është titulli i dytë që Atletico Madrid fiton nën drejtimin e Simeones.

https://twitter.com/MCFCNACHI/status/1396167507992621056?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396167507992621056%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-fitorja-me-atletiko-suarez-nuk-i-mban-lotet-ne-fushe%2F