Besa Famgas fiton Kupën e Kosovës, triufmon ndaj Prishtinës në finale

Besa Famgas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar.

Marketing

Skuadra pejane sot në Istog e ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll, Besa është edhe fituese e Superligës dhe ky është trofeu i dytë për ta në këtë sezon. Ata në finale e mposhtën Prishtinën me rezultatin 38:29.

Finalja ishte e fortë dhe interesante, ku Besa tregoi nivel të lartë të formës. Prishtina është mbajtur në lojë, por pejanët gradualisht janë shkëputur në rezultat dhe kanë arritur te fitorja e thellë.

Te Besa Famgas lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall spanjolli Victor Alonso. Ai dhe Egzon Gjuka shënuan nga tetë gola, ndërsa kapiteni Nikolla Prce e mbylli ndeshjen me shtatë gola.

Te Prishtina lojtari i ndeshjes ishte portieri Armir Agushi. Ndërsa lojtari më i mirë i Final4 ishte Deniz Terziqi. Ai finalen e mbylli me 13 gola.

Rezultati përfundimtar, Besa Famgas – Prishtina 38:29 (19:14)

blob:https://www.facebook.com/2b12b4f0-c69f-4df1-88e2-066f26fbab11