Fituesi i Skupifestivalit 2024

Të shtunën në mbrëmje ishte nata e fundit e Skupifestivalit, ku

Marketing

Shfaq “Grimca Elementare”, me autor Majkëll Huellebek, në regji të

Kris Sharkov, në interpretimin nga Teodora Duhovnikova, Zhaklin Daskallova, Dimitar Nikollov, Martin Dimitrov, Elena Ivanova, Sllavena Zajkova, Darina Radeva. Produksion i Teatri kombëtar Ivan Vazov, Sofje Bullgari. Të gjitha sinonimet e fjalës sfiduese janë të përshtatshme për “Grimca Elementare” të Majkëll Huellebek. Romani, i cili e bëri atë të njohur në mbarë botën, shpalos problemet e shoqërisë moderne evropiane në një mënyrë aq provokative, të guximshme, arrogante, madje edhe në mënurën më ofenduese. Autori na flet, përmes historive tërheqëse të dy vëllezërve – një shkrimtar i dështuar dhe një biologu të suksesshëm, për dashurinë në një kohë hiperteknologjie. Pyetjet shtrohen me guxim të pacipë, por me një pamje të idealizuar për të ardhmen e njerëzimit.“Përkthimi” në skenë i një romani të një rëndësie të tillë për t i kuptuar kohët tona në ndryshim tyre, është një sfidë. Qasja e inskenimit, dramaturg-regjisor-aktorë është ironike dhe paradoksalisht lirike, që i përshtatet mirëkuptimit të autorit. I dënuar për të jetuar, njeriu është i shpejtë për të ndërprerë lidhjet e tij me të kaluarën dhe ende nuk ka mësuar se si të njohë tingujt e së ardhmes.Prodhimi pastaj është një anti-utopi sociale, e cila shtron pyetjen nëse njeriu mund të ruajë aftësinë e tij për të dashuruar në një botë çnjerëzore. Përgjigja po kërkohet duke udhëtuar mbrapa dhe përpara nëpër kohë. Bartësit e këtij inskenimi mbajnë vulën e dramaturgut dhe njëkohësisht edhe regjisori i pjesës si dhe aktorët, por për të cilët autori Huellebek është një udhërrëfyes shumë i rëndësishëm në kuptimin e kësaj paradigme të re.

Në një prani të konsiderueshëm të publikut juria edicionit të 18të e Skupifestivalit në përbërje, Handan Sallta, Keti Donçeska Iliq dhe Drita Kaba Karaga, shpalli edhe fituesin e këtij edicioni ku më mira doli shfaqja “1984”, me autor Xhorxh Orvell, regjia Igor Mendjiski, produksion i Teatrit kombëtar të Kosovës.

Juria e festivalit çmimin special “Luran Ahmeti” e ndau për aktoret Selma Alispahiq dhe Helena Vukoviq, në shfaqjen “Nyja e Gidionit” autore Xhona Adams dhe prodhuar nga produkuksioni Intermeco dhe festivali Mess Sarajevë nga Bosna dhe Hercegovina.

Ndërsa nga FNT Skupifesival jep çmimi special për regjinë më të mirë, për shfaqjen “Grimcat Elementare” me autor Mishel Velbek dhe dramatizim dhe regjisorë Kris Sharkov, prodhim i teatrit kombëtar Ivan Vazov nga Sofja e Bullgarisë

Në edicionin e sivjetëm morën pjesë shfaqja “Fëmijët nga pluhuri”, e prodhuar nga CIE Toula Limnaios nga Berlin, Gjermani. Monodrama “Nizhinski” nga L’ Amphitheatro & Oh DA! Bukuresht, Rumani. Në kuadër të festivalit ishte organizuar vorkshop me regjisoren nga Turqia, Senem Xhehver, për njohuritë dhe mënyra e interpretimit me maska. Të theksojmë qe edhe këtë vit Skupifestival u mundësua me mbështetjen si dhe sponzorët ndër vite, Teatrin Shqiptar Shkup ku edhe u organizua edicioni i sivjetshëm, Ministrinë e Kulturës së RMV, Qendrën Kulturore Informative Bullgare në Shkup, Gëte Institut, Telekomin e Maqedonisë, gazetën Koha, televisionin AlstatM, si dhe RTM2.

FNT Skupifestival- drejtor Muzbajdin Qamili – Muçi, kryetar i këshillit artistik Senko Velinov , drejtor artistik Osman Ahmeti, antarë Kushtrim Bekteshi, Betim Zeqiri, koоrdinator Xhaner Musiq, dizajni nga Eggra.

Marketing