Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është ngjitur 25 vende më lartë në listën e vendeve të cilët investojnë në infrastrukturën inovative, tregon Raporti më i ri i Indeksit të Inovacionit Global (IIG) për sivjet i publikuar më 24 të këtij muaji.
Siç ka bërë të ditur sot Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, sipas këtij raporti i cili rangon 129 shtete në botë nëpër 80 parametra të ndryshëm, RMV është në vendin e 59-të që paraqet përparim të rëndësishëm lidhur me dy vitet e kaluara që në masë të madhe lidhet me investimin në Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga ana e Qeverisë, Fondit për zhvillim inovativ dhe teknologjik dhe aktivitetet e subjekteve të tjera në këtë sector, përcjellë KOHA.
Krahasuar me ekonomitë e tjera në Evropë në grupin e vendeve me të hyra të mesme-të larta, Maqedonia e Veriut sivjet ka vlerësime mbimesatare në pesë nga shtatë shtyllat e Indeksit të Inovacionit Global që u dedikohen institucioneve, infrastrukturës, tregut të sofistikuar ku është në vendin e 28-të, njohuri dhe rezultate teknologjike dhe rezultate kreative.
Lidhur me ekonomitë e tjera evropiane të përfshirë në studimin, Maqedonia e Veriut ka rezultate mbimesatare në një nga shtatë shtyllat ku është realizuar progres lidhur me qasjen drejt mjeteve financiare dhe mënyrës së mbrojtjes së investitorëve të vogël.
Në Raportin, RMV- është e ranguar në vendin e 12-të mes 34 ekonomive në nivel të mesëm- lartë të të ardhurave, ndërsa vendi ka realizuar nivel të lartë të zhvillimit të pritshmërisë edhe tek BPV.
Vendi ka realizuar edhe rezultat të rëndësishëm sipas indikatorëve për cilësi ISO9001 (vendi i 24) dhe produkteve të larta-mesme-larta teknologjike (vendi i 20), ndërsa është përmirësuar pozita edhe në kategorinë njohuri dhe teknologji, sipas së cilës Maqedonia e Veriut është në vendin e 66-të.
Në rekomandimet theksohet se vendi duhet të përmirësojë investimet në resurset njerëzore, sferë në të cilën shteti ka rritje në aktivitetet e planifikuara.
Pesë vendet më inovative sipas analizës së IIG këtë vit janë Zvicra, Suedia, SHBA, Holanda dhe Britania e Madhe, ndërsa në fund janë Burundi dhe Jemeni. Raporti i IIG i inovacioneve publikohet 12 vjet me radhë nga ana e Organizatës botërore për pronësi intelektuale në partneritet me shkollën e biznesit Insed të Universitetit të Kornelit. (koha.mk)