Fjala lamtumirëse e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, në varrimin e patriotit Nazmi Llapashtica!

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në varrimin e patriotit Nazmi Llapashtica në Dyz të komunës së Besianës (ish Podujevës), ndërsa ne ju sjellim në vazhdim fjalimin para gjithë të pranishmëve:

Marketing

Pjesë nga fjalimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti:
Të nderuar vëllezër,

E nderuar familja Llapashtica,
Të nderuar bashkëveprimtarë e patriot, të nderuara forca të sigurisë së Kosovës, të institucioneve të Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës,

Sot po ndahemi nga vëllai, bashkëpunëtori, bashkëveprimtari ynë, veprimtari i kohërave të vështira, bashkëveprimtari i kohërave kur në këto hapësira dominonte çizmja e zinxhiri serb por që nuk e frikësonte Nazmi Llapashticën Naimin tonë të pamposhtur, ishte në çdo kohë në krye të detyrës bashkë me Ahmet Haxhinë, Nazmi Llapashticën në veprimtari të fshehta kundër pushtuesit e shihshe herë si sharaxhi nëpër qytetet e mëdha të Kosovës herë si instrumentalistë edhe pse nuk dinte t’u binte por për të fshehur veprimtarinë e tij të vërtetë që bënte duke bartë lidhjet organizative të rretheve dhe në periferi.

I sofistikuar para armikut por i bindur dhe i sigurtë se lufta çlirimtare, ishte një nga furnizuesit e parë ishte njëri nga ata që ndërtonte bazat nëntokësore për fshehje të mjeteve që më vonë do hynin në punë, ishte një nga bazat këtu në këto hapësira ku strehoheshin bashkëveprimtarë të ndjekur nga pushtuesit, që sot jemi gjallë por mirënjohës deri në qiell Nazmi Llapashticës dhe shoqes së tij e cila ishte thuajse shok i pandarë, mirënjohje në jetë e jetë kësaj familje që nuk kurseu asgjë dhe rrezikonte të gjithë familjen vetëm e vetëm për t’i dalë në ndihmë organizimit, dhe ju të jeni krenarë për atë babë e atë nënë që u rriti dhe Nazmi Llapashtica nuk ishte vetëm i Dyzit por i tërë Kosovës dhe i tërë shqiptarëve dhe këtë e dëshmoi me punë dhe me tërë veprimtarinë e jetës së tij që nuk u ndal asnjëherë por krah për krah me gjithë ata që punuan në çlirimin e vendit dhe sot e përcjellin forcat e këtij vendit.
Lamtumire!
Lavdi Nazmi Llapashtica!

Marketing