Gennaro Gattuso ka thënë se ishte shumë e lehtë për të ta pranojë ofertën për t’u bërë trajner i Napolit dhe shtoi se shpreson t’u ofrojë tifozëve vendosmëri, kurajë dhe futboll të bukur.
Gattuso u emëruar zyrtarisht trajner i ri i Napolit të mërkurën pasdite, dhe gjatë konferencës së parë për media tha fjalë të mëdha për Carlo Ancelottin, i cili kishte qenë trajner i tij në Milan dhe u shkarkua dje nga Napoli, transmeton Gazeta Express.
Tani, Gattuso e zëvendëson ish-trajnerin e vet në postin e shefit të Napolit.
“Ka qenë vendim i lehtë. Napoli është klub i rëndësishëm në Itali dhe Evropë tash e shumë vjet. Për momentin po kalon nëpër momente të vështira, por shumica e lojtarëve, 90% të tyre, përshtaten në stilin e futbollit që unë dua ta luaj”, tha 41-vjeçari.
“Ju lutem mos me krahasoni, sepse Ancelotti ka fituar gjithçka në karrierën e tij. Unë jam 41 vjeç dhe kam shumë për të dëshmuar dhe shpresoj se do ta arrij të paktën 10% të asaj që e ka arritur Ancelotti në karrierën e tij”, shtoi ai.