Fjalët përmbyllëse të Katica Janevës për rastin “Reket”

Ish prokurorja speciale, tani e akuzuar në rastin “Reket”, Katica Janeva sot pritet të japë fjalët e saj përfundimtare për këtë rast në Gjykatën Penale, pas çka do të hapet rruga për seancë për të shpallur aktgjykimin.

Marketing

Përveç të së akuzuarës Janeva, avokatët e saj të mbrojtjes pritet gjithashtu të japin fjalime përmbyllëse. Paraprakisht, në seancën e djeshme për rastin “Reket”, fjalën përmbyllëse e pati edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Gjykimi për rastin “Reket” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Aktakuza u ngrit kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe në seancën vijuese u dënua me tre vjet burg. Dy të akuzuarit e tjerë, Jovanovski dhe Janeva, u deklaruan të pafajshëm dhe ndiqen penalisht pas paraqitjes së dëshmive materiale dhe verbale nga ana e Prokurorisë. Gjithashtu, vetë prokurorët parashtruan dëshmi, në fakt me propozimin e së akuzuarës Janeva, para gjykatës dëshmuan edhe disa prokurorë dhe hetues nga ish Prokuroria Speciale Publike.