Të nderuar panelistë, të nderuar të pranishëm, të nderuar nikoqirë dhe organizatorë,
zonja dhe zotërinj
Është nder i madh ta përfaqësosh Kuvendin në ngjarjen e sotme dhe ju falënderoj për
ftesën.
Para disa ditësh, në emër të të gjithë anëtarëve të Komisionit që e udhëheq në Kuvend,
dërgova letër te të gjithë kolegët e mi, kryetarët e komisioneve për Çështje Evropiane
në parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.
Në letër, e theksova përcaktimin tonë të qartë dhe mbipartiak për anëtarësimin në
Bashkimin Evropian dhe hollësisht i informova për çdo gjë që vendi ynë ka bërë nga
qershori 2017 dhe deri më sot, si dhe për të gjitha ligjet reformuese të cilat i miratoi
Kuvendi.
E arritëm dhe e ratifikuam Marrëveshjen e Prespës, e nënshkruam dhe e ratifikuam
Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, e rrumbullakësuam pjesën normative të
Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me sukses e ndryshuam Kushtetutën, miratuam mbi 60
ligje reformuese me konsensus, i mbajtëm zgjedhjet lokale dhe presidenciale,
referendumin dhe më me rëndësi, e ndërruam mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.
Plotësisht.
Gjithë këtë e bëmë për veten tonë, për qytetarët tanë, për ardhmërinë e përbashkët.
Por, njëri nga faktorët vendimtarë në tejkalimin e këtyre çështjeve tridekadëshe ishte
mbështetja dhe inkurajimi nga ana e miqve tanë në Bruksel dhe Uashington që të jemi
të guximshëm, shtetformues dhe të miratojmë vendime që e dimë se janë të
domosdoshme, edhe pse ndoshta nuk kanë mbështetjen e përgjithshme absolute dhe
mund të na kushtojnë me zgjedhje.
Dhe ishim të guximshëm, besuam. Ende besojmë.
Evropa është kontinenti i dytë më i vogël i planetit tonë. Një fotografi e rëndomtë me
grafikë bardhë e zi që mund ta gjeni në internet tregon se kontinenti ynë, më tepër se 2
mijë vjet ka qenë më shumë në luftë se sa në paqe.
Mbi 16 milionë viktima pas Luftës së Parë Botërore.
Mbi 50 milionë viktima pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo grafikë tragjike bardhë e zi ku periudhat e zeza të luftës mbisundojnë mbi kohërat e
bardha të paqes, para 62 vitesh i dha jetë projektit më të madh paqësor në historinë e
njerëzimit, Bashkimi Evropian.
Kur e miratuan vendimin, liderët e atëhershëm ishin të guximshëm dhe paqebërës.
Vendimin e miratuan duke e pasur parasysh përgjegjësinë për arritjen e paqes afatgjate
në kontinentin bardhë e zi. Nuk besoj se kanë menduar se si t’i fitojnë zgjedhjet e
ardhshme.
Në zyrën time, vyra në kornizë dy twitter postime. I pari është i komisionarit Johanes
Han, ndërsa i dyti është i djeshmi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.
Të dytë kanë konkluduar se vendi im i ka zbatuar të gjitha kërkesat e Brukselit, madje
edhe i ka tejkaluar, dhe për këtë arsye padyshim meriton datë. E përsëris, të gjitha
kushtet.
Dje, trashëgimtarët e atyre që para 62 vitesh miratuan vendim të guximshëm, vizionar
dhe kolorit në historinë bardhë e zi, e prolonguan vendimin.
Të nderuar, ne nuk kërkojmë të diplomojmë pa i dhënë 35 provime. Ne kërkojmë termin
që të hyjmë në klasë, në të cilën do të duhet në mënyrë konstante të mësojmë që t’i
japim 35 provimet që në fund të diplomojmë.
Po, reformat i bëjmë për vete, por gjithnjë duke e pasur parasysh ëndrrën dhe atë që
duam ta arrijmë. Shpeshherë në ëndërr vraponi, djersiteni dhe assesi të arrini meqë
caku zhvendoset. Në të kaluarën, zhvendosja e cakut e dëmtonte demokracinë. Kur
politikanët nuk e shohin cakun e zhvendosur, i kthehen vetes së tyre, se si t’i fitojnë
zgjedhjet e ardhshme.
Kësaj here, jam i bindur se nuk do të lejojmë të dëmtohet demokracia të cilën e
ndërtuam dhe të devijojmë nga rruga madje edhe nëse caku zhvendoset përsëri.
Në fund, t’i kthehem inkurajimit me qëllim të mirë dhe miqësor nga ana e miqve tanë, të
tregojmë lidership, shtetformësi dhe t’i zgjidhim të gjitha çështjet tona, siç edhe në fakt
bëmë.
Dje edhe unë e prita këtë nga ata, por shpresoj se do ta shohim në tetor.
Nëse miratojmë vendime duke i pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme, atëherë jemi në
kurthin e fotografisë bardhë e zi, e jo në frymën e ngjyrave të vizatuara para 62 vitesh.
Në fakt, në këtë qëndron dallimi ndërmjet politikanit dhe liderit.