Fjalimi motivues i Mbappe në pushimin e ndeshjes: Të futemi në dyluftime

Kylian Mbappé e shprehu qartë pakënaqësinë ndaj shokëve të tij të skuadrës në pushimin pas pjesës së parë.

Marketing

Në dhomat e zhveshjes, sulmuesi mori rolin e trajnerit dhe kapitenit, për të “shkundur” francezët, të cilët në pjesën e parë pësuan 2 gola dhe nuk reaguan fare.

“Është ndeshja më e rëndësishme e jetës sonë dhe po luajmë tmerrësisht keq. Çfarë do të bëjmë? Do të kthehemi në fushë dhe t’i lëmë të bëjnë çfarë të duan? Apo do të luajmë me intensitet dhe do të futemi në dyluftime? Duhet të japim më shumë nga vetja! Është finalja e Kupës së Botës”, dëgjohet të thotë Mbappe.

Më tej, sulmuesi i cili shënoi 3 gola në finale, shtoi: “Jemi në disavantazh të dy golave, por mund t’ia dalim. Është ndeshje që vjen një herë në 4 vjet”.