Fjalimi nazist i Orbanit, vjen dorëheqja e parë brenda rrethit të tij të ngushtë

Një anëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban ka dhënë dorëheqje pasi kryeministri hungarez foli kundër bërjes “popuj të racës së përzier”.

Marketing

Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh nacionalistin Orban për 20 vjet, e përshkroi fjalimin si një “tekst të pastër nazist”, sipas mediave hungareze.

Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit i të mbijetuarve të Holokaustit e quajti fjalimin “i marrë dhe të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i Orban tha se media i kishte keqinterpretuar komentet.

Fjalimi u mbajt të shtunën në një rajon të Rumanisë që ka një komunitet të madh hungarez.

Në të, Orban tha se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një “botë të racave të përziera”.

“Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier,” tha ai.

Pikëpamjet kundër emigracionit të Orbanit janë të njohura, por për zonjën Hegedus fjalimi i së shtunës kaloi kufirin