Fjalimi vjetor i presidentit Pendarovski në Parlament

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Sipas njoftimit të Kuvendit, fjalimi i presidentit Pendarovski është pika e vetme në rendin e ditës të seancës së 96-të plenare të caktuar për në ora 11:00. Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë