Fjalori i shqipes do pasurohet, vitin e ardhshëm del versioni i ri me 110 mijë fjalë

70 mijë fjalë të papërfshira më parë në fjalorin e botuar në vitin 1980 të gjuhës shqipe do t’i shtohen versionit të ri të tij.

Marketing

Në fjalorin që pritet të dalë në vitin 2024 parashikohen të jenë të përfshira 110 mijë fjalë. Ali Jashari, profesor doktor në universitetin e Korçës, pjesë e grupit të punës thotë se ky version i përditësuar do ti vijë në ndihmë akademikëve, pedagogëve, përkthyesve, studentëve e gazetarëve .

ALI JASHARI, PROFESOR DOKTOR

Parimi kryesor për hartimin e këtij fjalori është pasurimi i të gjitha fjalëve që sjellin vlera të reja kuptimore, stilistike në gjuhën shqipe pavarësisht nga vjen kjo prurje.

Ky fjalor ka qenë një domosdoshmëri për shkak të zbrazëtisë 43-vjeçare.

ALI JASHARI, PROFESOR DOKTOR

Janë bërë shumë botime që shërbyen si bazë për këtë fjalor, vetë kartoteka elektronike që u krijua me punën e hartuesve dhe bashkëpunëtorëve për gati një vit ishte baza kryesore mbështetëse.

Të gjitha këto Jashari i ka bërë me dije gjatë një bashkëbisedimi që ka pasur në auditorin e universitetin “Fan Noli” të Korçës në ditët që përkojnë mbajtjen e kongresit të drejtshkrimit në vitin 1972, me Kongresin e Manastirit ku u vendos alfabeti shqip 115 vjet më parë.