



Çifti i njohur nuk janë aktivë me poste tash e disa kohë.
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina tashmë janë një ndër çiftet e komentuara në estradën shqiptare për disa arsye të ndryshme.
Së fundi Fjolla ishte në krye të mediave pasi asaj ju shqyrtua paraburgimi pasi u akuzua me arratisje nga burgu shtëpiak nga Kukësi.
Partneri i Fjollës, Fisnik Syla i ka bërë ndjekësit e tyre së fundi të dyshojnë se ata janë ndarë.
Bashkëshorti i këngëtares ka fshirë çdo postim nga Instagrami personal dhe nuk figuron asnjë postim i tij dhe me Fjollën.
Kjo bëri që ndjekësit e dyshes të dyshojnë për një ndarje të çiftit, e cila nuk është konfirmuar nga ata.