Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë shumë e përfolur në media gjatë këtij viti.
Ajo bëri titujt me deklarime dhe akuzat e forta në rrjetet sociale, ku më vonë u raportua se për gjendjen e saj të rënduar emocionale, u trajtua në QKUK.
Por mesa duket pas gjithë dramës së krijuar në jetën e saj, Fjolla më në fund ka gjetur qetësinë në krahët e një mashkulli.
Emisioni Prive ka raportuar se çiftit po i shkon shumë mirë marrëdhënia me njëri-tjetrin dhe se tashmë në planet e tyre është edhe martesa.
Ajo çfarë ka shtuar dyshimet është një fotografi e çiftit, ku në prapavijë shihen balonat me mbishkrimin “Bride to be (nuse e ardhshme)”.
Fjolla përndryshe ka qenë e martuar më parë me sipërmarrësin nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, Fisnik Syla.
Nga dy lidhjet e mëparshme jashtëmartesore, Morina ka dy vajza.