Fjolla Morina shijon lirinë pas daljes nga burgu, nis ndërhyrjet estetike (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi, ku qendroi në paraburgim 40 ditë duke u akuzuar për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Marketing


Së fundmi, ajo ka vendosur t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve estetike dhe i ka bërë publike përmes një video të publikuar në Instastory.

Këngëtarja u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe arrestimi i parë i saj u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë. Fjollës iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Pas arrestimit në Morinë ajo doli nga qelia, pasi gjykata e Kukësit vendosi për të masën “arrest shtëpie”. Mirëpo, pas disa javësh këngëtarja u arratis dhe organizoi ceremoninë e martesës me partnerin e saj Fisnik Syla në Maldive.