“Flamujt e Rusisë nuk i kanë hije Shkupit”, Ahmeti komentoi protestën e VMRO-DPMNE-së

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në konferencën e sotme për shtyp ka komentuar edhe protestën e djeshme të VMRO-DPMNE-së, përcjell TV21. Ahmeti tha se VMRO-ja nuk duhet të bie në gracka të apetiteve për pushtet.

Marketing

“E drejta e partive politike, e shoqërisë civile, është e drejtë që garantohet me Kushtetutë, dhe këtë të drejtë, sigurisht që VMRO-ja, bashkë me partnerët e koalicionit e ka shfrytëzuar, por se kush janë partnerët e koalicionit, është çështje e VMRO-DPMNE-së, me Levicën, me partinë e Baçevit, që është krijuar me trurin dhe ideologun e Putinit, për shtrirje nëpër hapësirat e Ballkanit, kjo është e dhimbshme për mua, e them shumë sinqerisht sepse VMRO- është parti opozitare dhe nuk duhet të bie në gracka të apetiteve që një ditë e më parë të vjen në pushtet”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se Shkupit nuk i kanë hije flamujt e Rusisë, ndërkaq i bëri thirrje Mickoskit që të ketë kujdes në zgjedhjen e partnerëve me të cilët ndërton strategji.

“Nëse është e përcaktuar për të kontribuar, për të punuar, për një Maqedoni stabile dhe të ardhme të sigurt, duhet të zgjidhen edhe miqtë edhe partnerët me të cilët komunikon, bashkëpunon dhe ndërton strategji. Prania e flamujve të Rusisë në një shtet i cili ka okupuar dhe ja ka marrë lirinë një shteti tjetër, nuk mendoj që jo VMRO-në, por edhe neve si shtet që të ngritën këta flamuj në mes të Shkupit, nuk na nderojnë”, tha Ahmeti.