Flamuri bullgar u hoq nga konsullata në Manastir – MPJ dënon aktin vandal

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër dëmtimin e shtizës dhe heqjen e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Përfaqësinë Tregtare dhe Ekonomike pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë në Manastir.

Marketing

Ky akt vandal dhe i papërgjegjshëm i ndonjë individi, identiteti i të cilit do të jetë lëndë e shqyrtimit nga autoritetet kompetente, në asnjë mënyrë nuk duhet të barazohet me popullsinë e këtij qyteti tradicionalisht konsullore dhe kosmopolite.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut thekson se sjelljet e këtilla të izoluara dhe të pakontrolluara nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe përpjekjet e përbashkëta për t’i çuar përpara angazhimet tona për integrim në Bashkimi Evropian.