Flamuri i NATO-s prej sot valon edhe para Kuvendit

Flamuri i NATO-s valëvitet zyrtarisht sot, së bashku me flamurin shtetëror, përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Përndryshe, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mbrëmë e priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe ambasadorët e Këshillit Veriatlantik të 29 shteteve anëtare, të cilët sot mbajtën takimin e parë pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësimin e plotë të vendit në Aleancë.

Xhaferi shprehu kënaqësi që është mikpritës i Këshillit Veriatlantik, që për shtetin tonë është një lloj mirënjohje dhe konfirmim se me të drejtë bëhemi anëtare e Aleancës së NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, me këtë rast porositi se pret me padurim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e tridhjetë e Aleancës dhe ta shohë flamurin tonë të valëvitet para selisë së NATO-s në Bruksel, si edhe para misioneve dhe operacioneve anembanë botës.

Marketing