Flasin Sara dhe Driloni, a e pranoi ajo kërkim faljen e tij

Pas disa ditësh tensionesh dhe mosmarrëveshjesh, Sara dhe Driloni janë ulur në një diskutim të gjatë për të sqaruar zënkat dhe ofendimet që i kanë përfshirë së fundmi.

Marketing

Ata janë përpiqur të tejkalojnë konfliktet e tyre duke biseduar rreth videos së shfaqur ku Edi po e ofendonte Sarën në prani të Drilonit.

E gjithë biseda nisi sërish duke tentuar Sara të kuptoj nëse Driloni me të vërtetë e kishte dëgjuar ofendimin ndaj saj dhe nuk kishte reaguar.

Ani pse Driloni është shprehur sërish i bindur se nuk e ka dëgjuar, Sara po insistonte në po të njëjtën çështje, transmeton Klankosova.tv.

“Për atë temë nuk dua të flas më, të kam thënë 100 herë të njëjtat gjëra. Ti nuk po do me e kuptu, kur del jashtë shihe prape videon”, u shpreh Driloni ndaj saj.

Ndërkohë që Sara i tha që i detyrohet një shpjegim, e njëjta u shpreh totalisht e zhgënjyer nga Driloni pasi nuk i ka qëndruar afër as pas ngjarjes dhe situatës së krijuar.

Ndër të tjera, Driloni i ka kërkuar sërish falje Sarës, gjersa kjo e fundit i tha që nga tani e tutje ai të shkoj rrugës së tij dhe kjo rrugës së saj.

“Sara nuk kam çka të them, e di që e ke mirë, me fal që nuk kam ardhë direkt, më fal nëse të kam lëndu me këtë gjë nëse je prek, nuk do të ndodh më!”, i tha Driloni, Sarës.

“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote, e lëmë me kaq, bëj çka të duash. Ke ndryshuar apsolutisht.”, ia ktheu Sara.