Fleckenstein dhe Kukan, letër të hapur shqiptarëve

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, në bashkëpunim me Eduard Kukan, nga partitë e djathta evropiane, të shqetësuar për ngjarjet e fundit të dhunshme gjatë protestës së opozitës, kanë një thirrje për qytetarët shqiptarë.

Marketing

“Duke qenë shumë i shqetësuar nga aktet e shumta dhe të rënda të dhunës që u zhvilluan në Tiranë gjatë protestës së 11 Majit, unë kam ndërmarrë një nismë ndërpartiake, bashkë me kolegun tim, eurodeputetin Eduard Kukan (PPE), dhe u kemi drejtuar një letër të hapur qytetarëve shqiptarë që marrin pjesë në protesta”, shkruan komisionari për Shqipërinë në PE.
“Ne u bëjmë thirrje që të vetëpërmbahen ndaj të gjitha formave të dhunës dhe të qëndrojnë larg nga veprimtaritë e dhunshme”, thotë Fleckenstein.

Një thirrje evropiane dhe ndër-partizane për qytetarët shqiptarë:

Të dashur Miq,

Ne, si anëtarë të Parlamentit Evropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit te Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe jemi të bindur qe vendi juaj ofron një vlere te shtuar për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen.

Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj. E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm.

Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare te familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll.

Si deputetë të Parlamentit Evropian, ne nuk synojmë interferimin ne ngjarjet ne vend. Duam thjesht t’ju kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhe sfidat serioze që përjeton.
Detyra jonë si deputetë të Parlamentit Evropian është të inkurajojmë përparimin e bërë nga Shqipëria dhe të mbështesim vendin në rrugën e tij drejt integrimit evropian. Për ketë arsye, e ndjejmë te nevojshme për t’ju drejtuar juve, qytetarëve shqiptarë. Prandaj, kemi besim dhe presim nga ju, nga qytetarët shqiptare dhe nga shoqëria civile qe te punojmë se bashku për të çuar përpara qëllimin tone të përbashkët.

Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti. Qytetarë te Shqipërisë dhe anëtare te shoqërisë civile: Si miq të Shqipërisë dhe përkrahës të integrimit te saj në BE, ju bëjmë thirrje të bëheni pjese e zgjidhjes dhe te jepni kontributin tuaj për te ndaluar dhunën. Është koha e duhur për ti dërgoni botes një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptaret janë te afte për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike./Tch/

Marketing