Flet-arrest për Gruevskin

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka lëshuar fletarrest për Nikolla Gruevskin. Gjykata sot në ora 16:30 e ka dorëzuar fletarrestin në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup, duke kërkuar edhe shpalljen e urdhërarrestit.

Marketing

Në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 thuhet se menjëherë pasi ka marrë fletarestin, MPB është vënë në kërkim të Gruevskit.

“Ju informojmë se Gjykata Themelore Shkup 1 ka dhënë urdhër për të kapur personin që ju kërkoni dhe më datë 12.11.2018 në orën 16:30 është dërguar në SPB Shkup dhe kërkoi lëshimin e flet-arrestit. Ministria e Brendshme, menjëherë pasi mori urdhrin, vepron sipas saj”, – thuhet në njoftim.

Marketing