Flet babai i 17 vjeçares: Në këtë gjendje më keq nuk ka ku shkon

Babai i 17 vjeçares Xhejhan Mexhiti, nga fshati Zdunje e cila dje humbi jetën në mënyrë tragjike ka deklaruar se ndjehet shumë keq për rastin tragjik, ndërsa apelon që të ndërmerren masa që të mos përsëriten raste të tilla tragjike.

Marketing

“Në këtë gjendje më keq nuk ka ku shkon. Rasti nuk bisedohet. Ajo ka dal nga shkolla dhe ka dashur të del nga ana e tjetër e Vardarit nga ura e vogël. Edhe aty një qen ka pasur, sa është e vërtet nuk e kam parë më sy. Por ka pa një njeri që e ka pa, dhe i cili ka thënë se prej qenit ka ikur. Edhe i rrëshqet këmba, tek shkalla e parë, prej aty deri në Vardar. Unë jam djeg, dikush tjetër mos të digjet. Është shumë keq. Duhet të rregullohet nuk është mirë kështu. Nuk është herë e parë, para meje ka edhe shumë që ka ndodhur”, ka deklaruar babai i Xhejlane Mexhitit, e cila dje humbi jetën në ujërat e lumit Vardar, duke ikur nga qeni endacak.

Flet babai i Xhejhanes, Fejsali: Mua me ndodhi e keqja, apel institucioneve te marrin masa te mos i ndodh askujt tjeter!

Flet babai i Xhejhanes, Fejsal Mexhiti: Mua me ndodhi e keqja, apel institucioneve te marrin masa te mos i ndodh edhe dikujt tjeter!

Publiée par TV GLOBI sur Mardi 6 novembre 2018

Marketing