Gjyshja e terroristit të dyshuar, Brenton Tarrant ka folur për tronditjen e fundit që mori Zelandan e Re nga sulmi në xhami.
“Është gjë shumë e madhe…nuk e mendoja se dikush në familjen tonë mund të bënte diçka të tillë”, ka thënë 81 vjeçarja, Marie Fitzgerlad.
Tarranti është akuzuar për sulmin ku la të vdekur të paktën 50 persona dhe i gjithë qyteti ‘Christchurch’ u vu në shok.
Fitzgerald tha se besonte se ishte udhëtimi i Tarrantit jashtë shtetit në Azi dhe në Evropë, që e bëri atë të ndryshoi, transmeton Indeksonline.
“Është e gjitha pasi ai ka udhëtuar jashtë shtetit, mendoj se ai djalë ka ndryshuar plotësisht nga djali që njihnim”, tha aj.
Policia tashmë ka deklaruar se familja e Tarrantit po bashkëpunon me autoritetet.