Flet ministri Spasovski për përfshirjen e shqiptarëve në njësitin special “tigrat”

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka folur sot për herë të parë pas debateve dhe reagimeve për përfshirjen e shqiptarëve për herë të parë në njësitin e forcave speciale “Tigrat”, ku asnjëherë nuk ka pasur asnjë shqiptar.

Marketing

“Deri tani nuk ka ndryshime në komandën udhëheqëse të këtij njësiti, por nuk përjashtojë mundësinë që kjo të ndodhë. Unë do të doja që të gjithë profesionistët në MPB të mund të jenë në strukturat udhëheqëse. Për mua nuk është e rëndësishme se a është maqedonas, shqiptar, turk, për shkak se nacionaliteti nuk është profesion. Ne bisedojmë këtu për profesionalistë që janë policë, dhe nuk mund të flasim për profesion në bazë të nacionalitetit. Këtu kemi qëndrime të qarta dhe decide, por edhe mirëkuptim. Çdokush që i plotëson kushtet dhe parimet, pse të mos jetë”, theksoi ministri Spasovski.

Njësia speciale “Tigrat” është formuar në vitin 1981, por ballafaqimin e saj në terren e ka pasur në konfliktin e vitit 2001 përballë forcave të UÇK-së, ku pati edhe disa të vrarë. Partitë shqiptare në pushtet dhe funksionarët e tyre çdo herë kishin kërkuar përfshirjen e pjesëtarëve nga radhët e tyre në këtë njësit, por mediat maqedonase kanë shkruar se kjo nuk është realizuar për shkak të mosbesimit të madh dhe mos shërimit të plagëve nga konflikti i vitit 2001.

Pjesëtari i policisë Llokman Selimi është përmendur si pjesëtari i parë që do ti bashkohet këtij njësiti, por duke u avancuar edhe në zv/komandant të saj.

Marketing