MPB-ja njoftoi se është shpallur fletarrest kombëtar për ish-Shefin e DSK-së, Sasho Mijalkov, kurse Gjykata Penale paradite ka pranuar një kërkesë nga MPB-ja për shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar për Sasho Mijalkovin dhe sic njoftohet, menjëherë është miratuar.
Ish-Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkovi, është në arrati prej se policia nuk ka arritur ta gjejë në shtëpinë e tij pas vendimit gjyqësor për paraburgim shtëpiak para aktvendimit për rastin “Target-Fortesa”.