Flokëkuqët janë të veçantë, këto janë arsyet!

portrait of a girl with beautiful long red shiny hair

Sipas shkencës, njerëzit që kanë flokë të kuq, janë në të vërtetë mjaft të veçantë! Le të zbulojmë së bashku arsyet pse ata që kanë flokë të kuq të zjarrtë të bukur, konsiderohen superheronj të shkencës.

Marketing

Është vlerësuar se në mbarë botën ka vetëm 1/2% të individëve me flokë të zjarrtë të kuq. Një gjë e rrallë, e cila është kryesisht e përhapur veçanërisht në Skoci dhe Suedi.

Përqindjet thonë se në Itali ka 0.58% flokëkuq, në Zvicër 0.5%, në Bavari 3%, në Skoci 10% dhe në Suedi 2.3%.
Sipas një raporti të vitit 2007 në National Geographic, njerëzit me flokë të kuq janë të destinuar të zhduken brenda pak vitesh.

Veçoria e kësaj ngjyre të flokëve është për shkak të një mutacioni gjenetik të quajtur MC1R dhe lidhet me një pigment të quajtur pheomelanin që i bën flokët e kuq.

Me fjalë të tjera, të dy prindërit duhet të kenë gjenin e veçantë për t’u dhënë fëmijëve të tyre flokë të kuq.
Zakonisht fëmijët priren të shqetësohen nga kjo veçori, duke harruar njerëzit e famshëm që i përkasin këtij grupi të veçantë. Po flasim për princin Harry, Ed Sheeran, Jessica Chastain, Julianne Moore dhe Rose Leslie. Por edhe të karaktereve imagjinar si Jessica Rabbit.

Sipas shkencës, flokëkuqët janë në gjendje për të menaxhuar dhimbjen shumë më mirë se pjesa tjetër e popullsisë. Një studim i vitit 2003 i kryer në Universitetin McGill zbuloi se individët me flokë të kuqe mund të tolerojnë 25% më shumë dhimbje se të tjerët.

Marketing