Florjan Binaj ditëve të fundit ka qenë shumë i për folur në media.
Aktori i humorit ka munguar në puntatat e fundit të “Portokalli” dhe lajmet se ai do të largohet përfundimisht nga programi, duket se janë të vërteta.
“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa të tjera. E para nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur Binaj.
Por, përgjigjen duket se e kemi gjetur.
Sipas “Kryefjala.com” aktori do të krijojë një parti të re politike, kryetar i së cilës do të jetë vet ai.
Florin e kemi parë shpesh në protesta për kauza të ndryshme, ndaj mesa duket tani ka menduar të ndryshojë drejtimin e karrierës së tij.