Fluks i madh, kaq janë pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se deri në 2 orë e gjysmë janë pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Marketing

Në Muçibabë pritje janë deri në 1 orë e 50 minuta, ndërkaq në pikën kufitare në Jarinje deri në 1 orë.

Kurse në Merdarë dhe Bërnjak pritjet janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta.

Kolonat më të gjata për të hyrë në Kosovë janë tek Dheu i Bardhë, 1 mijë e 800 metra, pastaj në Muçibabë kolona është 950 metra, Merdarë 200 metra, në Jarinjë 150 metra dhe në Bërnjak 50 metra.