Fluturim në nder të anëtarësimit në NATO, Bërns: Anëtarësimi nuk guxon të minohet nga pandemia

Aeroplanët ushtarakë të NATO-s fluturuan simbolikisht mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, për të shënuar anëtarësimin e vendit në Aleancën ushtarako-politike.

Marketing

Ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns tha se anëtarësimi në NATO nuk duhet të minohet shkaku i pandemisë, COVID 19. Ndërsa ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se NATO ndihmoi vendin në përballjen me virusin.

Nuk duhet të lejojmë të minohen arritjet e mëdha të vendit-anëtarësimi në NATO dhe drita jeshile për fillim të negociatave me BE-në. SHBA me këtë gjest tregon poashtu se është këtu dhe mbështet aleatin tonë të ri. Fluturimi i sotëm është simbol i fazës së thellimit të partneritetit tonë – tha Kejt Meri Bërns, Ambasadore e SHBA-së.

Si rezultat i anëtarësimit patëm mundësi t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat për reagim të shpejtë që i parashikon NATO. Morëm ndihmë të shpejtë mjekësore edhe materiale dhe kjo na bëri të jemi më të përgatitur dhe t’i ndihmojmë shtetit dhe qytetarëve – u shpreh Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Maqedonia e Veriut zyrtarisht u bë anëtarja e 30 e NATO-s më 27 mars, ndërsa ngritja ceremoniale e flamurit para selisë së aleancës u bë pa krerët shtetëror, shkaku i pandemisë.