Fluturime provuese për nevojat e misionit të NATO-s “Air Policing” (ruajtja e hapësirës ajrore)

Me dy fluturime në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mëngjes prej orës 7:30 deri në orën 9:30 u bë fluturimi i parë provues për nevojat e misionit të NATO-s “Air Policing” (ruajtja e hapësirës ajrore). Fluturimin do ta kryejnë forcat e armatosura ajrore të Republikës së Greqisë.

Marketing

Qëllimi i fluturimit është kontrollimi i komunikimeve dhe mbulimit të radarit të hapësirës sonë ajrore.

Fluturimet janë në funksion të përgatitjes dhe përmbushjes së kushteve nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pjesën e aviacionit si anëtare e ardhshme e barabartë në sistemin e sigurisë kolektive, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Misioni “Air Policing” është detyrë e NATO-s në kohë paqeje, e cila përfshin shfrytëzimin e sistemit për ndjekje të hapësirës ajrore dhe menaxhimit me sistemin për komandë dhe kontroll të forcave ajrore me forcat dhe mjetet adekuate për mbrojtje kundërajrore, me qëllim të mbrojtjes së hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s.

Marketing