Aksionet e kompanive të kanabisit kanë fluturuar pasi janë rritur investitorët që shpresojnë se marjuana mund të ndihmojë në parandalimin e koronavirusit e koronavirusit.
Ideja e ka zanafillwn nga njw ekip shkencëtarësh kanadezë tw cilwt besojnë se kanabisi mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e Covid-19. Studiuesit nga Universiteti i Lethbridge thanë që një studim në prill tregoi se të paktën 13 bimë të kanabisit (CBD), duket se ndikojnë në rrugët e (ACE2) që virusi përdor për të depërtuar në trup, shkruan CTV News.
“Në fillim ishim të tronditur por mbas këtij studimi jemi vërtet të lumtur”, tha një nga studiueset, Olga Kovalchak.
Ndërkaq bashkëshorti i Kovalchuk, Igor, sugjeroi që kanabisi mund të zvogëlojë pikat e hyrjes së virusit deri në 70%. “Puna jonë mund të ketë një ndikim të madh, nuk ka shumë ilaçe që kanë potencialin e zvogëlimit të infeksionit nga 70-80%”, i tha ai Calgary Herald.
Kjo ka bërë që të premten aksionet e tre prej kompanive më të mëdha të kësaj industrie në Kanada të rriten me vlera të pazakonta.
Aksionet e Canopy Growth Corporation u rritën me 7.8% shkruan New York Post. Një tjetër kompani, Tirley pa ti rritej vlera e aksioneve me 20% ndërsa Aurora Cannabis u rrit me 36% pasi njoftoi se po blinte firmën amerikane CBD Reliva.
Studimi i shkencëtarëve kanadezë është botuar në revistën online Preprints por ende nuk është rishikuar nga kolegët. Ajo u krye nga firmat hulumtuese të kanabisit Pathway Rx dhe Swysh Inc.