Foda, do të merr gati gjysmë million euro në stolin e Kosovës

Franko Foda është trajneri i ri i kombëtares së Kosovës. Trajneri gjerman firmosi kontratën dy-vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Marketing

Mediat kosovare pas prezantimit filluan të hulumtojnë edhe të ardhurat financiare të trajnerit gjerman nga kjo marrëveshje.

Sipas disa mediumeve, Franko Foda do të arkëtojë rreth 400 e deri më 450 mijë euro, së bashku me stafin e tij, që është një shumë jo e lartë në karahasim me trajnerët e tjerë që më parë ishin pjesë e stolit të “Dardanëve”.