Folk Fest: Disa fjalë për njeriun që me punën e tij po lë gjurmë në kulturën shqiptare

Folk Fest ka falënderuar kryetarin e komunës së Çairit për mbështetjen dhe punën e tij të palodhshme me të cilat ka lënë gjurmë në historinë e kulturës shqiptare.

Marketing

Nga Folk Fest shprehen Ganiu gjithmonë ka qenë i gatshëm për bashkëpunime duke i mundësuar Folk Fest që të radhitet në mesin e festivaleve më të fuqishme në rajon.

Postimi i plotë:

Kësaj herë duam që të themi disa fjale për një njeri i cili me punën e tij të palodhshme, po lë gjurme në historinë e kulturës shqiptare. Behet fjale për një njeri me ide dhe vizione te qarta, i cili nuk kursehet se ndihmuari shoqëritë kulturore dhe artin në përgjithësi.

Një njeri i cili është gjithmonë i gatshëm për bashkëpunime dhe sugjerime të cilat janë shumë me vlere e gjithnjë në favor të organizimeve si puna e FOLK FESTIT, dhe jo vetëm. Behet fjale për të parin e Komunës Çair, z. Visar Ganiu, i cili festivalit FOLK FEST ia zgjati dorën që nga dita e parë dhe ia mundësoi që brenda këtyre 3 viteve të arrij të radhitet në mesin e festivale më të fuqishme në vend e rajon.

Jemi shume fatlume që në krah kemi një mik sikur puna e Visarit, i jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën e tij. Urojme qe ky bashkëpunim i joni të vazhdoj edhe shume vite tjera dhe në këtë tempo siç kemi filluar të arrijmë majat e suksesit.

Urojmë që njerëzit si Visari të gjinden kudo, e në atë mënyrë të përparojë kultura dhe arti, të zhvillohet këmbimi i traditave dhe kulturave botërore, e te shënojmë një kapitull të ri në librin e historisë së artit.

Kjo plakete dhe ky falënderim i nderuar z. Ganiu, është minimalja qe kemi mund ta bëjmë për ju. Ju faleminderit për përkrahjen, për udhëzimet, për fjalët motivuese dhe mikpritjen tuaj.

Marketing